Bota

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut akuzohet për sulm seksual nga një ish-bashkëpunëtore

Gazeta Si – Rudolph Giuliani akuzohet nga një ish-bashkëpunëtore e tij për sulm dhe ngacmim seksual.

Ndaj ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, mik dhe dhe ish-avokat i Donald Trumpit, është ngritur padi me vlerë 10 milionë dollarë.

Noelle Dunphy, një ish-drejtoreshë e zhvillimit të biznesit në disa kompani në pronësi të Giulianit, ngriti padinë në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut.

Gruaja akuzon ish-shefin e saj për “shpërdorim të paligjshëm të pushtetit, dhunë dhe ngacmim seksual, zbritje të ardhurash dhe sjellje të tjera të paligjshme”.

Dunphey pretendon se Giuliani “punoi në mënyrë agresive” për ta joshur atë dhe filloi “pothuajse menjëherë” ta nënshtronte atë ndaj abuzimit.

“Përveç kërkesave të natyrës seksuale”, Giuliani dyshohet se përdori komente “seksiste, raciste, antisemite” përballë ish-punonjësit, të cilat do ta kishin bërë “mjedisin e punës të paqëndrueshëm”.

Giuliani, përmes avokatëve të tij, ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si “një tentativë zhvatjeje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë