Drejtësia

Safet Gjici kërkon lirinë për arsye shëndetësore, gjykata thërret ekspertët për të verifikuar provat

Gazeta Si - Gjykata e Elbasanit vendosi të shtyjë për në datën 11 nëntor seancën, ku nga një grup ekspertësh do të shqyrtohet kërkesa e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit për lirimin nga qelia për arsye shëndetësore.

Avokatët, në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal, sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite, mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.

Avokati i zgjedhur prej tij, Markeljan Jançe, ka theksuar Gjici se ndodhet në gjendje të rënduar spitalore dhe kërkon qëndrim në shtëpi.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e Gjicit është rënduar dhe në IEVP Lushnjë, ai nuk ka kushte mjekimi dhe i rrezikohet jeta. Avokati ka pohuar se klienti i tij ka zgjerim të aortës dhe disa probleme të tjera të rënda shëndetësore.

Po ashtu, në sallë është paraqitur edhe raporti mjekësor mbi gjendjen e Gjicit dhe vendodhja e tij, kërkesë kjo e kryetares së seancës gjyqësore.

Gjyqtarja e çështjes, Suela Lika kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë. Gjithashtu gjyqtarja Lika kërkoi të sillen të gjitha kartelat mjekësore të Gjicit që nga koha e paraburgimit.

Aktualisht Gjici ndodhet në regjim spitalor nën kujdesin e punonjësve të IEVP Durrës, ndërkohë që qëndron në burgun e Lushnjës.

Sipas avokatit, Gjici ka vuajtur 1.9 vite burg dhe i kanë mbetur 1.2 vite. I akuzuar për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrën e tij, Gjici u dënua me 3 vite burg në shkurt 2024, ndërsa Apeli i GJKKO-së ashpërsoi dënimin në qershor të këtij viti, duke i dhënë përfundimisht 4 vite e 6 muaj burg.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjici duhet të vuajë përfundimisht 3 vjet burg me vendim të formës së prerë, tashmë jo për akuzën e "shpërdorimit të detyrës", por për atë të "korrupsionit pasiv".

Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.

Me ndryshimin e akuzës ndaj Gjicit, rrjedhimisht ndryshoi edhe akuza ndaj Alma Kaçit, e cila gjithashtu u gjejt fajtore nga Apeli për korrupsion dhe u dënua me 1 vit burg për akuzën e "prostitucionit aktiv".

Safet Gjici, ish-kryebashkiak i Kukësit u arrestua 1 vit më parë pas publikimit në rrjete sociale të një video seksuale mes tij dhe Alma Kaçit në zyrë.

Në videon e plotë, dëgjohej edhe një bisedë ku kjo e fundit i kërkonte atij financim për një projekt që rehabilitonte qentë e rrugës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë