Gazeta Si- Ish-drejtori i OSHEE-së dhe ish-drejtuesi politik i qarkut Durrës, Ardian Çela është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja pse Çela është thirrur në SPAK, ndërsa ish-drejtori i OSHEE-së është akuzuar publikisht nga Partia Demokratike se ka një dosje të plotë me prova e fakte të asaj që opozita e quan piramida e ngritur nga Partia Socialiste për blerjen e votave në qarkun e Durrësit.
Adrian Çela u emërua në krye të OSHEE në vitin 2014, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2023. Ai ka qenë edhe drejtues politik i qarkut të Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.