Drejtësia

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame mbi 2 orë në SPAK për dosjen e legalizimeve në këmbim të votës

Gazeta Si - Ish-kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër korrupsionit prej më shumë se dy orësh mesditën e kësaj të mërkure.

Sipas burimeve, Lame u thirr si person në dijeni për t’u pyetur mbi një dosje e cila po hetohet nga SPAK. Sipas burimeve, dosja ka të bëjë me premtimet për dhënien e legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019, ku në pranga pak kohë më parë u vu një ish-punonjës i Aluizni-t dhe një ish-kryeplak.

Në vitet e fundit, ka pasur me dhjetëra punonjës dhe ish-zyrtarë të Kadastrës të arrestuar për abuzime dhe shpërdorim të detyrës.

Lame ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t nga viti 2013-2019: dhe nga 2019-ta e deri në mars 2023, Drejtor i Përgjithshëm i ASHK-së (institucion që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën). Ai u zëvendësua nga Dallëndyshe Bici.

Në përditësim...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë