Drejtësia

Ish-kreu i ARRSH Dashamir Xhika, paraqitet në SPAK

Gazeta Si – Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK.

Nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë hetimesh është thirrur Xhika, por kjo është hera e dytë që ai shkon në Prokurorinë e Posaçme.

Fillimisht ai u thirr 10 muaj më parë, saktësisht më 14 maj 2024. Në atë kohë vetë ish-kreu i ARRSH-së, pasi ka lënë ambientet e SPAK-ut, ka deklaruar se ka dëshmuar për një procedurë në kohën kur ai drejtonte ARRSH-në.

Xhika ka qenë i dënuar më parë nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Në vitin 2018, Dashamir Xhika, asokohe drejtues ARRSH-së u arrestua për korrupsion.

Bashkë me të, përfunduan në qeli edhe dy vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Qorduka. Akuza e ngritur ndaj tij ishte abuzimi me fondet e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas hetimeve, prokurorët Krimeve të Rënda nuk gjetën prova për të vërtetuar korrupsionin. Si pasojë, në tetor të vitit 2018 ata ia kaluan dosjen Prokurorisë së Tiranës për të hetuar për shpërdorim detyre.

Dosja e dyshuar e korrupsionit të rrugës Tiranë-Elbasan u mbyll dhe zyrtarët u liruan nga burgu. Dashamir Xhika ishte kandidat për deputet i LSI në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e vitit 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë