Gazeta Si – Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, ka fituar çështjen në Strasburg kundër shtetit shqiptar. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi se SPAK e mbajti atë në paraburgim për një periudhë prej më shumë se 7 muajsh pa prova të mjaftueshme ligjore.
Në vendim thuhet se drejtësia shqiptare nuk shqyrtoi mundësinë e masave më të lehta të sigurisë. Lajmi u bë me dije nga vetë avokati, i Gëllçit, Dorian Matlia, ndërsa është publikuar edhe në faqen zyrtare të Gjykatës së Strasburgut.
Gjykata e Strasburgut në këtë rast ka urdhëruar shtetin shqiptar të paguajë një dëmshpërblim prej 500 eurosh për zotin Gëllçi për dëmin jopasuror dhe 5.000 euro për shpenzimet ligjore.
Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK më 8 tetor 2023. Ai u dënua me 1 vit e 4 muaj burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro.
Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit iu reduktua në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie, ndërsa u lirua nga qelia më 30 gusht 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



