Gazeta Si – Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, dyshohet se është pyetur për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për një hetim që ka të bëjë me transferimet e punonjësve të policisë.
Në dalje të SPAK, Rrumbullaku nuk preferoi të komentonte për mediat lidhur me sqarimin e kësaj seance pyetjesh, por tha se, “kur të thërret drejtësia duhet të paraqitemi”.
Burime konfirmuan se hetimi kishte nisur më herët nga Prokuroria e Beratit që por dosja u transferua në SPAK për shkak të kompetencës.
Bëhet fjalë për 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme.
Dosja po hetohet nga prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu e cila e ka thirrur Rrumbullakun në cilësinë e personit që ka dijeni.
Muhamet Rrumbullaku u emërua në krye të Policisë së Shtetit më 7 shtator 2022, ndërsa zëvendësoi në këtë post Gledis Nanon, i cili u shkarkua nga kjo detyrë.
Ndërsa në 5 shtator 2024, Rrumbullaku i ka dorëzuar ish-ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dorëheqjen e tij.
Më parë, Rrumbullaku ka qenë drejtues i SHÇBA-së, e transformuar në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



