Drejtësia

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

Gazeta Si – Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismailaj është paraqitur sërish në SPAK këtë të enjte.

Zyrtarisht, ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij. Pasi ka dhënë sqarime, Ismaili ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Herën e parë ishte në 1 maj të këtij viti kur u mor në pyetje pasi SPAK zbuloi se emri i tij përmendej në telefonat e të arrestuarve Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj të cilët po hetohen për hakerimin e kompjuterave të prokurorëve të SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë