Drejtësia

Ish-drejtoresha e IKMT dhe Kadastrës, Dallëndyshe Bici dëshmon në SPAK

Gazeta Si – Ish-drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe e Hipotekave, Dallëndyshe Bici, u paraqit këtë të martë në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Ajo ka qëndruar për rreth dy orë në SPAK, ku sipas burimeve paraprake, dyshohet se është pyetur dhe ka dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”.

Bici shihet teksa hyn dhe del e vetme në godinën e gjykatës, pa u shoqëruar nga persona të tjerë. Emri i Bicit nuk është në këtë dosje, për të cilën GJKKO ka vendosur disa masa sigurie për ish-drejtues të AKSHI-t.

Ka dyshime se ajo është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Dallëndyshe Bici ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë e Ramës.

Ajo ka qenë në krye të Kadastrës dhe më pas ka drejtuar IKMT-në. Nga ky post u shkarkua në janar 2026, pasi kishte mbajtur këtë pozicion për 18 muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë