Nga Gazeta ‘Si’ – Ish-ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në një postim në rrjetin social “X”, ajo shkruan se kjo është “reforma e drejtësisë me të gjithë forcën e saj”.
“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm. Ky është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet”, shkruan ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




