Kosova

Ish-ambasadori amerikan në Beograd: SHBA-ja vazhdon të punojë për Kosovën

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, tha se fakti që Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e pengon atë që ta marrë vendin e saj në Evropë dhe, siç thotë ai, të ndërtojë një të ardhme paqësore për qytetarët e saj.

Munter thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë inkurajuar vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë atë që nga viti 2008 dhe thekson se SHBA-të po përpiqen të punojnë ngushtë me aleatët e saj për Kosovën.

Duke iu përgjigjur agjencisë serbe të lajmeve,Tanjug, nëse dhe SHBA-ja po u bën presion vendeve, veçanërisht atyre anëtare të BE-së për ta njohur Kosovën, Munter tha.

“Supozoj se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta bëjnë këtë, veçanërisht në marrëveshje me shumicën e vendeve të BE-së që gjithashtu e njohin Kosovën”.

I pyetur nëse pret që një i dërguar i ri amerikan për dialogun Kosovë-Serbi të emërohet së shpejti dhe nëse kjo do të thotë që SHBA-ja të përfshihet më shumë në këtë proces, Munter shtoi se i dërguari i mundshëm duhet të përqëndrohet më shumë në propozimet konkrete për reformat në Ballkan.

“Unë do të përqendrohesha më shumë në propozimet konkrete të reformës në Ballkan, zgjidhjen e çështjeve të ndezura të qeverisjes dhe zhvillimit ekonomik, sesa në nismat institucionale”, vijoi Munter, i cili tani drejton Institutin EastËest (EËI) në Nju Jork.

Duke komentuar pikat e mbetura për t’u zbatuar nga Marrëveshja e Ëashingtonit, e nënshkruar në shtator të vitit 2020 dhe se sa detyruese është ajo për administratën e Joe Biden, Munter beson se marrëveshja është planifikuar dhe ekzekutuar dobët që nga fillimi.

“Kjo ndodhi kryesisht për qëllime politike të brendshme amerikane, duke mos pasur parasysh synimet serioze të politikës së jashtme”, tha ai.

Munter shërbeu si ambasador i Amerikës në Pakistan nga viti 2010 deri në vitin 2012, gjatë kohës së sulmit në të cilin u vra Osama bin Laden. Ai ishte ambasadori i SHBA-së në Serbi nga viti 2007 deri në vitin 2009, kur Kosova u shpall e pavarur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë