Bota

Irani shpërblen atentatorin e Salman Rushdies me 1.000 m2 tokë bujqësore

Gazeta Si – Irani shpërblen atentatorin Hadi Matar, pasi qëlloi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie, duke e plagosur rëndë gjatë një eventi publik në SHBA.

Autori do të nderohet nga regjimi i Teheranit me një tokë të punueshme prej 1000 metrash katrorë.

Lajmi u njoftua nga Mohammad Ismail Zarei, një zyrtar iranian, i cili është i ngarkuar me zbatimin e fetvasë së lëshuar në vitin 1989 nga Udhërrëfyesi Suprem i Iranit, Ruhollah Khomeini, i cili bëri thirrje për vdekjen e shkrimtarit britanik për shkak të librit të tij “Vargjet Satanike”, të cilësuara një blasfemi.

Rushdie, një shkrimtar britanik me origjinë indiane, i mbijetoi sulmit, por humbi përdorimin e njërit sy.

Sipas Iranit, merita e 24-vjeçarit amerikan me origjinë libaneze, i arrestuar pasi sulmoi me thikë shkrimtarin, do të ishte të kishte përfunduar pothuajse dënimin që regjimi i Khomeinit dyshohet se i kishte shpallur më shumë se tridhjetë vjet më parë për veprat e tij letrare të konsideruara blasfemuese.

“Ne e falënderojmë sinqerisht të riun amerikan për veprimin e tij që synon të plotësojë fetvanë historike të Imam Khomeinit”, tha Zarei, siç raportohet nga portali në gjuhën perse me qendër në Londër, “Iran International”.

“Edhe pse Salman Rushdie nuk është asgjë më shumë se një i vdekur në këmbë, për të nderuar aktin e tij të guximshëm, autorit ose përfaqësuesit të tij ligjor, do t’i jepen afërsisht 1000 metra katrorë tokë bujqësore pjellore dhe të punueshme në një ceremoni të veçantë”, – shtoi zyrtari i Republikës Islamike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë