Treg

Irani “rrëmben” peshkun shqiptar, por ekonomia pak përfiton

Të ardhurat neto nga ekonomia e peshkut në Shqipëri nuk janë aq mbreslënëse dhe historia e këtij sektori për të paktën 10 vitet e fundit shfaqet bardhë e zi.

Që nga 2011 deri në 2015-ën bilenaci tregtar ka qenë negativ. Vlera luhatej nga -0.9 në – 2.3 miliardë lekë. Shqipëria më shumë importonte sesa eksportonte.

Por pas  2015-ës, situata është përmbysur. Shqipëria nis të ekportojë në vlerë më shumë dhe bilanci filon të shndërrohet pozitiv. Për ccdo periudhë, këto pesë vitet e fundit, shqipëria ka nisur të akumulojë të ardhura neto nga tregtia e peshkimit mes 0.4 mld lekë që ishte diferenca mes importit dhe eksportit në 2016-ën në 3.3 miliardë lekë në 2020 duke qenë viti më i mirë edhe pse vit pandemik.

Megjithatë kjo kurba pozitive të tregtisë së peshkimit nuk është aq entuziaste. Bilanci pozitiv ende është i vogël dhe rritja nga viti në vit jo aq e madhe.

Grafiku mes importit dhe eksportit të paktën këto pesë vitet e fundit, më shumë tregon stabilitet sesa një trend rritës që premton se do të zgjasë gjatë.

Ndërkohë Shqipëria ende nuk ka mundur të kapë tregjet europiane.

Instat tregon se është Irani që ka qenë partneri kryesor i Shqipërisë për tregtinë e peshkut, nga filimi i 2011-s deri në fund të 2020-s. Dhjetorin e shkuar, Irani mori nga Shqipëria sasi peshku me vlerën e 350 mln lekëve, ndërsa vendi jonë importoi nga atje peshk me vlerë 90 mln lekë. 

Pas Iranit, të njëjtin interes për peshkun e Shqipërisë, nga 10 vite e ka mbajtur dhe Egjipti e Kroacia, me të cilën është tregti e dyanëshme dhe vendi nga ku Shqipëria në fund të vitit 2020-s, importoi vlerën më të madhe të peshkut, në 120 mln lekë.

 Në Europë, peshku i eksportuar nga Shqipëria ndalon vetëm në Norvegji. Tregjet europian janë ende larg peshkut shqiptar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë