Nga Gazeta ‘Si’- Irani ka thënë se ka qëlluar raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt Izraelit.
Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në një deklaratë të sotme.
“Vala e dymbëdhjetë e Premtimit të Vërtetë ka filluar me lëshimin e raketave super të rënda dhe me rreze të gjatë veprimi, Sejjil-2”, thuhet në deklaratë.
CNN nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, ndërkohë që në orët në vijim priten të tjera detaje mbi këto sulme.
Kujtojmë se retorika e Presidentit amerikan Donald Trump është ashpërsuar më tej ditën e sotme, teksa i ka kërkuar kupolës drejtuese të Iranit që të dorëzohen pa kushte
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.