Bota

Irani nis vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Pasoja të pashembullta nëse nuk hiqen

Irani ka nisur vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit energjetik në botë, që transporton rreth një të pestën e të gjithë naftës bruto globale. 

Sipas CNN Irani ka paralajmëruar më parë se çdo anije që kalon nëpër ngushticë mund të sulmohet, dhe kanali është në praktikë i mbyllur që nga fillimi i tensioneve. Zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar gjendjen e ngushticës si një “luginë vdekjeje” për shkak të rreziqeve të mëdha që paraqet tranziti.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi nga Irani që të heqë menjëherë minat në Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar për pasoja të rënda ushtarake në rast të mosveprimit.

“Nëse Irani ka vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, për të cilat nuk kemi raportime, hiqini ato menjëherë. Përndryshe, pasojat ushtarake do të jenë të pashembullta. Megjithatë, nëse i heq ato, do të ishte një hap në drejtimin e duhur”, shkroi Trump në llogarinë e tij në rrjetin social Truth.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë