Gazeta Si- Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, që t’i përgjigjet me moderim vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke e këshilluar të shmangë një sulm kundër civilëve izraelitë.
Lajmin e raporton agjencia e lajmeve “Reuters” në faqen e saj të internetit, duke cituar dy burime të larta iraniane.
Mesazhi, sipas burimeve, është dhënë një ditë më parë nga Sergei Shoigu në takime me zyrtarë të lartë iranianë.
Sipas dy burimeve iraniane, Teherani gjithashtu i ka bërë presion Moskës që të dorëzojë avionë luftarakë “Sukhoi Su-35” të prodhimit rus. Kremlini nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Sakaq, Irani ka lëvizur raketat dhe kryen stërvitje ushtarake. Kjo është ajo që zyrtarët amerikanë filluan të vëzhgojnë fundjavën e kaluar, siç raportohet nga gazeta Wall Street Journal.
Kjo është një shenjë që mund të tregojë se Teherani po përgatitet për një sulm në ditët në vijim pas akuzave kundër Izraelit për vrasjen të mërkurën e kaluar në Teheran të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Ndërkohë, Mohammed Ismail Darëish, është zgjedhur si “pasardhësi” i përkohshëm i Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit të vrarë të mërkurën e kaluar në kryeqytetin iranian Teheran. Lajmi është raportuar nga televizioni satelitor al-Arabiya.
Një emër pak i njohur në Perëndim, Mohammed Ismail Darëish tashmë jeton në Katar, ku Haniyeh ishte strehuar në mërgim.
Ai njihet edhe me pseudonimin “Ebu Omar Hassan”. Ai i tij nuk ishte mes emrave që qarkullonin prej ditësh si ata që ishin të favorizuar për të marrë postin e lënë bosh pas vrasjes së Haniye.
Burime të ndryshme supozuan një “kthim” të Khaled Meshaal, paraardhësit të kreut politik të Hamasit nga viti 1996 deri në vitin 2017.
Ekzistonte gjithashtu hipoteza e një “promovimi” për Khalil al-Hayya, në postin politik, numri në Gaza që nga viti 2017.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




