Gazeta Si – Shefi i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, ka kërcënuar me një përgjigje “vendimtare” pas vrasjes së kreut të sigurisë, Ali Larijani, i cili humbi jetën në një sulm ajror izraelit.
“Në kohën dhe vendin e duhur, do t’i jepet një përgjigje vendimtare, parandaluese dhe e dhimbshme Amerikës kriminale dhe regjimit sionist gjakatar”, deklaroi Hatami në një reagim zyrtar.
Ai shtoi se vdekja e Larijanit dhe e personave të tjerë të cilët i cilësoi si “martirë” nuk do të mbetet pa u hakmarrë.


Garda Revolucionare, e cila funksionon e ndarë nga ushtria e rregullt, ka bërë të ditur se ka lëshuar tashmë raketa drejt Izraelit qendror “në shenjë hakmarrjeje” për vrasjen e Larijanit, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.
Ndërkohë, në Izrael, një burrë dhe një grua në të 70-at kanë vdekur pas një sulmi të një rakete iraniane në Tel Aviv, pasi pësuan “plagë të rënda”, sipas shërbimit të ambulancës.
Ishte i pari në një seri sulmesh që Irani nisi gjatë natës kundër Izraelit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Ali Larijanit, njërit prej politikanëve më me ndikim të regjimit.
Video të ndryshme të postuara në internet tregojnë përdorimin e raketave me thërmim, siç tregohet nga gazetari i “Times of Israel”, Emanuel Fabian.
MDA Spokesperson: Following the recent missile fire toward Israel:
— Magen David Adom (@Mdais) March 17, 2026
MDA teams are searching a number of sites, at least 2 patients found in serious condition.
Updates to follow pic.twitter.com/NHLqqEaSnO
Këto armë janë të ndaluara sipas një konvente të Kombeve të Bashkuara të vitit 2008, të cilën as Izraeli dhe as Irani nuk e kanë nënshkruar.
Në Liban, Izraeli nis një seri sulmesh vdekjeprurëse në Bejrutin qendror dhe urdhëroi evakuime në rajonin jugor, ndërsa vazhdon ofensivën kundër Hezbollahut.
Një shpërthim rrafshoi një ndërtesë në qendër të Bejrutit, një zonë e rrethuar nga biznese dhe hotele. Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje