Nga Gazeta 'Si'- E gjithë bota po mban frymën dhe është dukshëm e shqetësuar për sulmet e Iranit ndaj Izraelit me 180 raketa në përgjigje të vrasjes së liderëve militantë të mbështetur nga Teherani, por befasuese është pavarësisht asaj që përflitet në mediat ndërkombëtare apo duket nga jashtë, në të përditshmen e tyre në Iran nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.
Kështu në kampionatin vendas që quhet Liga Pro e Gjirit Persik aktivizohet ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi, i transferuar gjatë merkatos së kësaj vere nga Konyaspori tek skuadra e Traktorit që aktualisht pas 6 javësh kampionat është në krye të renditjes.
“Gjithçka është normale këtu, stërvitja, ndeshjet çdo gjë për vendasit është normale, nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme”, thonë ekskluzivisht për Gazetasi.al burime pranë lojtarit kuqezi. Por gjithsesi, nëse vendasit janë të mësuar deri diku me presionin e rajonit ku jetojnë, ngjarjet, luftën apo edhe raketat, nuk është e njëjta gjë për të huajt. I njëjti burim bën të ditur se “jemi disi të trembur nga çfarë lexojmë sepse është një vend i madh dhe ku ndodhin sulmet apo nga ku nisen raketat janë baza ushtarake dhe pika strategjike, nuk ka asgjë që prek jetën civile dhe të përditshme. Gjithsesi, gjërat mund të përshkallëzohen dhe duhet të jemi gati, edhe të largohemi menjëherë nëse na thonë,” konfirmon burimi.
Dhe kjo gjë konfirmohet edhe nga pamjet që vijnë nga Irani gjatë një ndeshjeje futbolli. Në fakt, sulmi ajror ishte i dukshëm me sy të lirë nga disa spektatorë të pranishëm në tribuna gjatë ndeshjes dhe vëmendja në mënyrë të arsyeshme u zhvendos nga fusha tek ajo që po ndodhte në qiell në atë moment.
⚠️ El mundo se encuentra en vilo por los ataques de Irán a Israel y sorprendentemente el deporte encontró la manera de decir presente en los sucesos ya que se visualizó el lanzamiento de misiles durante ¡un partido de fútbol!, donde la atención pasó de estar en el campo de juego… pic.twitter.com/c8bsUAKUzk
— TyC Sports (@TyCSports) October 2, 2024
Situata ndodhi gjatë takimit midis Foolad Mobarekeh Sepahan, një klub futbolli iranian, dhe Istiklol Dushanbe të Taxhikistanit në ditën e dytë të Ligës së Kampionëve të Azisë (AFC).
Disfata 4-0 e skuadrës iraniane kaloi në plan të dytë, sepse kokat e çdo personi të pranishëm në stadiumin FooladShahr, në Iran, u ngritën për të ndjekur me kujdes lëvizjen e raketave që fluturonin mbi Isfahan natën e parë të tetorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.