Nga Gazeta Si – Irani dhe Izraeli shënjestruan njëri-tjetrin me raketa dhe sulme ajrore gjatë natës, pasi Izraeli nisi ofensivën e tij më të madhe ajrore ndonjëherë kundër armikut të tij të hershëm në një përpjekje për ta parandaluar atë të zhvillojë armë bërthamore.
Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem, dy qytetet më të mëdha të Izraelit, duke i detyruar banorët të nxitonin në strehimore ndërsa valë të njëpasnjëshme raketash iraniane përhapeshin në qiell. Ushtria tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore ishin në funksionim.
Izraeli po ashtu sulmoi edhe rezidencën e udhëheqësit suprem të Iranit Khameneit. Në kundërsulm ata shënjestruan Jerusalemin dhe Tel Avivin. Deri më tani raportohen 3 të vdekur dhe 80 të plagosur pasi raketat iraniane goditën një ndërtesë në Tel Aviv.
Ndërkohë, në OKB, ambasadori izraelit tha: “Pritja jonë ka mbaruar, ne do ta çmontojmë programin bërthamor të Teheranit”.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.