Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi se një sulm nga Irani i ka shkaktuar një zjarr masiv në impiantit kryesor të gazit në vend në zonën industriale të Ras Laffan-it.
“Shërbimet e mbrojtjes civile po ndërhyjnë për të shuar zjarrit në zonën industriale të Ras Laffan pas sulmit iranian, pasi janë shkaktuar dëme të mëdha”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Sulmi vjen pasi Teherani kishte paralajmëruar se do të godiste infrastrukturën energjetike në të gjithë Gjirin, si përgjigje ndaj sulmit të përbashkët të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael ndaj impianteve të tij të gazit.
Sipas raportimeve, impiantet e Ras Laffan për gaz natyror të lëngshëm (GNL) ishin në proces evakuimi për shkak të kërcënimit iranian ndaj infrastrukturës energjetike të Gjirit.
Katari ka ndërprerë plotësisht prodhimin e gazit natyror të lëngshëm për shkak të këtyre tensioneve, dhe çdo dëmtim i impianteve mund të zgjatë ndërprerjen e furnizimit përtej majit, duke kërcënuar që të marrë jashtë funksionit një të pestën e furnizimit global të GNL-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje