Konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar pasditen e kësaj të hëne, pasi Irani ka goditur me gjashtë raketa bazën më të madhe Amerikane në Lindjen e Mesme.
Sulmi i drejtpërdrejtë vjen pak pasi Irani kërcënoi të niste sulme ndaj ushtrisë amerikane në përgjigje të bombardimit të centraleve bërthamorë gjatë fundjavës.
Shpërthime thuhet se u dëgjuan në Katar menjëherë pasi një alarm ‘kërcënimi i besueshëm’ u lëshua në bazën Al Udeid, e cila strehon mbi 10,000 trupa amerikane, si dhe mbi 100 avionë, bombardues strategjikë dhe anije cisternë.
“Mbrojtja ajrore e Katarit ka penguar sulmin dhe ka kapur me sukses raketat iraniane”. Kështu deklaroi në platformën X zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, duke shtuar gjithashtu se “e dënon sulmin ndaj bazës ajrore Al-Udeid nga ana e Gardës Revolucionare Iraniane”.
Zëdhënësi shtoi se “baza ishte evakuuar më parë në përputhje me masat e sigurisë dhe të kujdesit të miratuara”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.