Në mendjen e të gjithë tifozëve të Lazios është një mendim fiks, një ëndërr: titulli. Kryeqytetasit para ndalesës së kampionatit ishin në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Juventus: “Kur ndaloi kampionati ishim shumë në formë. Do të përpiqem të jemi gati në momentin e rifillimit, nuk do të jetë e lehtë. Është si të bësh një tjetër fazë përgatitore, ndeshjet do të jenë të shpeshta, do të jetë e vështirë. E dimë”, Këto janë fjalët e Simone Inzaghi për Corriere dello Sport. Tekniku i Lazios është supersticioz: “Jam shumë i lumtur për rrugëtimin tim tek Lazio, këtë vit po bënim diçka të jashtëzakonshme. Çfarë ëndrre dua ti dhuroj lazialëve? Të gjithë e dinë, nuk dua të them asgjë. Si përpara atij 14 maji 2000…”.
Kujtimet kthehen në titullin e fundit të fituar nga Lazio 20 vjet më parë me Inzaghi në fushë si lojtar: “Mendimi im i parë shkon në momentin që mbaroi ndeshja me Reggina dhe nisëm të ndiqnim atë në Curi. Më vijnë në mendje të gjitha emocionet e kaluara, duke pritur të përfundonte ndeshja e Juventus në Perugia, ku po luante vëllai im Pippo. Një moment emocionesh të jashtëzakonshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




