Prodhuesit europianë të energjisë po synojnë të tërheqin investitorë të cilët janë të fokusuar tek çështjet mjedisore dhe kanë për qëllim që të përdorin sa më shumë burime të rinovueshme të energjisë të cilat nuk e ndotin mjedisin.
“Spinoffs”, janë kompani të pavarura të cilat krijohen përmes shitjes së aksioneve të një biznesi ekzistues ose ndarjes së një kompanie mëmë dhe aktualisht kanë hartuar strategji dhe plane për të prodhuar energji elektrike pa e ndotur mjedisin.
Ditët e fundit, sipas një vëzhgimi të “Wall street journal” ,këto kompani janë kthyer në qendrën e vëmendjes për prodhuesit energjisë.
Vlerësimet për energjinë e rinovueshme janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, të nxitura nga premtimet dhe planet e kompanive për të ulur emetimet e karbonit.
Paratë janë duke rrjedhur në investimet e “Qeverisjes mjedisore, sociale dhe e korporatave” që po u jep shumë përparësi kritereve mjedisore.
Ndërkohë që ndërmarrjet e shërbimeve si “NextEra Energy”, “Iberdrola” dhe “Enel” janë shfaqur si gjigandë të energjisë së gjelbër, shumë rivalëve të tyre europianë janë të etur të përdorin gjithashtu këtë energji të pastër.

Në fund të viteve 2000, shumë prodhues europianë të energjisë, ua shitën aksionet e bizneseve të tyre pakicave të investitorëve të jashtëm në mënyrë që të përfitonin nga vala e madhe e interesit për energjinë e erës dhe diellit.
Ndërsa tregu zhvillohej përmes uljeve dhe ngritjeve , shumica e këtyre prodhuesve u bashkuan përsëri me kopanitë e tyre të mëparshme.
Tani, shumica e ndërmarrjeve po i përqendrojnë bizneset e tyre tek burimet e ripërtëritshme.
Përdorimi i energjisë së erës dhe diellit pritet të rritet në mënyrë dramatike gjatë dekadave të ardhshme, ndërsa impiantet e mundësuar nga qymyri, energjia bërthamore dhe në disa raste madje edhe nga gazi relativisht i pastër ,po hiqen gradualisht.
RWE, një kompani gjermane që prodhon dhe tregton energji elektrike, ka disa plane afatgjata për të ndihmuar bizneset që përdorin energjinë e diellit dhe erës dhe po konsideron ndarjen e aseteve të saj të qymyrit dhe linjitit. E gjitha kjo do të tërheq investitorët e gjelbër.
Edhe në Paris, gjigandë të këtyre shërbimeve, po synojnë gjithashtu që t’i japin shumë rëndësi energjisë të pastër.
Fondi i Mbrojtes së Mjedisit në Francë(EDF) po planifikon të ndahet në një “EDF blu” të përqendruar në bërthamë dhe “EDF jeshile” të përqendruar në burimet e ripërtëritshme.
Nëse këto plane do të vazhdojnë të realizohen më tej varet nga mënyra se si kompanitë (spinoff) do të menaxhojnë modelet e tyre.
Investitorët tani mund të kenë shansin më të mirë për të përfituar nga trendi i fundit i këtyre kompanive dhe duhet të ndjekin një fjalë të vjetër që qarkullon ndër vite : “Blini thashethemet, shisni lajmet.”
Burimi: The Wall Street Journal
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



