Investitorët në klubet europiane të futbollit po përballen me dëme financiare të shkaktuara nga tërheqja e krijimit të Super Ligës europiane.
Në vend që të merrnin të ardhurat që priteshin në shifra të mëdha, investitorët po hyjnë në borxhe. Të gjashtë ekipet angleze që duhej të merrnin pjesë, tani janë tërhequr nga kampionati i planifikuar.
Menaxheri i portofolit të klubit të Juventus tha për Bloomberg se shembja e Super Ligës dëmtoi të gjithë klubet dhe nuk ka asnjë shpërblim financiar.
Kampionët italianë, të cilët kanë një obligacion të papaguar 175 milion euro, me maturim në 2024 zbuluan një humbje neto prej gati 90 milion euro për sezonin 2019-20. Inter Milan kishte humbur më shumë se 100 milionë euro dhe AC Milan mbi 200 milionë euro.
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, një ndër mbështetësit kryesorë të Supër Ligës, u shpreh se plani synonte të mbronte futbollin, pasi kriza dhe borxhet me të cilat ata po përballeshin tregonin se klubet ishin në prag të shkatërrimit.
Për Bertolin, krijimi i një Super Lige europiane do të jepte shpresë për skuadrat e futbollit, do të rriste të ardhurat e tyre dhe do të siguronte stabilitet në biznesin e sportit të futbollit.
Kur Super Liga u shpall të Dielën, UEFA dhe shoqatat kombëtare kërcënuan të ndalonin klubet të luanin në gara të tjera në nivel vendas dhe Evropian. Është ende e paqartë se çfarë ndëshkimi do të vuajnë klubet e shkëputura – edhe ato që janë tërhequr.
Një Super League e mbyllur “ka shumë kuptim nga perspektiva e biznesit, por futbolli në Evropë konsiderohet gjithashtu një çështje shoqërore, kështu që do të jetë shumë e vështirë të biesh dakord me atë,” tha Bertoli.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.