Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku njoftoi se të mërkurën vonë në faqen e Kuvendit u publikua një propozim deputeti për shtyrjen për herë të tretë të Ligjit për Investimet Strategjike.
Ligji i përkohshëm që u bë për një periudhe tranzitore shtyhet e shkon 10 vjet.
“Kur prisnim që të diskutonim për një ligj të plotë investimesh qeveria vazhdon me ligjin më klientelist e antipronë të 30 viteve të fundit.
Ky ligj nuk ka asnjë rekord pozitiv investimesh të huaja nga 18 vendime të këshillit të investimeve vitin e shkuar veç 2 janë të huaj; nuk ka asnjë punësim shtesë, ka veç zaptim të pronës publike e asaj private.
Ky ligj cenon rëndë dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, konkurrencën, garën, tregun e lirë e mundësitë!”, shkruan Tabaku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.