Treg

Investimet më të mira për 2018? Arti, vera dhe makinat

Asetet e luksit kanë tejkaluar rezervat dhe obligacionet këtë vit. Por kush e fitoi tregun sivjet? Investitorët që pëlqejnë gjërat fine në jetë. Asetet e luksit, përfshirë verën, artin, makinat klasike dhe diamantët me ngjyrë në modë, kanë tejkaluar në 2018-ën rezervat dhe obligacionet.

“Njerëzit po kërkojnë një vend për cash-in e tyre dhe siguria për të mbajtur diçka fizike është tërheqëse”, tha Anthony Maxwell, drejtor tek Liv-ex, agjencia e shkëmbimit të verërave në Londër. “Ata po kërkojnë jashtë sigurive dhe ari nuk bën pjesë në ato që kërkohen.”

Investitorët që hedhin para për artin në fillim të vitit pa mesatarisht një rritje prej 10.6% në fund të nëntorit, sipas indeksit Indeksi Art 100 i Tregut të Artit, gjëja më e afërt që industria ka për një pikë referimi.

Në nëntor, piktura e David Hockney e një burri në xhaketë ngjyrë rozë të thellë pranë një pishine, ka shënuar rekord për një artist të gjallë në ankand, duke u shitur për 90.3 milionë $ tek Christie’s në New York.
Investimet në verë panë një rritje këtë vit me 10.2%, sipas Liv-ex 1000 index, një matës i gjerë që mbulon verërat përgjatë rajoneve.

Ndërkaq, rezervat globale në tremujorin e kaluar, kanë përmbysur fitimet këtë vit, pasi analistët shqetësohen rreth ngadalësimit të rritjes globale dhe tensioneve tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës.
Investitorët që kanë hedhur para në S&P 500 në fillim të vitit kanë humbur 5.1%, bazuar në vlerësimet e të ardhurave totale. Ata që kërkojnë strehim në ekuivalentë të parasë kanë fituar 1.9% këtë vit, kurse ata që zotërojnë ar kanë humbur 2.2%.
Gjithashtu rënia e stoqeve është një trend i fundit. Analistët thonë se tregjet private mund të forcohen në muajt e ardhshëm, ndërsa trendi për investimet në luks mund të kthehet në të kundërt.

“Vera është diçka për të pirë e për t’u gëzuar, arti është diçka për t’u vlerësuar,” tha Robin Creswell, menaxher kryesor tek Payden & Rygel, në Los Angeles. “Ju mund të gëzoni vazhdimin e çmimeve më të larta në tregjet e dobishme, por ju nuk duhet të habiteni nëse ka një rënie të tyre.”
Ndërkaq, ata që zotërojnë investime në luks mund të dëshmojnë për fuqinë e tyre relative.
“Ata gjithmonë do të kenë një lloj tregu sepse dikush i do ato,” tha Andrew Shirley, një partner tek firma globale e pasurive të paluajtshme Knight Frank dhe redaktor tek grupi Wealth Report.

Tregu për diamantet e vlerës së lartë ka qenë i qëndrueshëm, duke fituar 0.4% në vlerë në tremujorin e parë të 2018-ës, sipas Fondacionit të Kërkimit Fancy Color në Tel Aviv.
Eden Rachminov, kreu i FCRF, në industrinë e diamantit, tha se gurët me vlerë mund të ndihmojnë të diversifikohet një portofol investimi dhe nuk ka luhatje në çmime.
Makinat kanë performuar më mirë në investimet e luksit në 10 vitet e fundit, duke fituar 289%, sipas një raporti të publikuar nga Knight Frank më herët këtë vit. Vera 147% dhe bizhuteritë 125% në të njëjtën perudhë, ndërsa mobiljet antike dhe qeramikat kineze kanë humbur vlerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë