Në vitin 2020 investimet e huaja në Shqipëri ranë me 13% në krahasim me një vit më parë duke shkuar në vlerën e 933 milionë eurove.
Ulja më e madhe ndodhi tremujorin e parë të 2020-ës kur pothuajse e gjithë bota u izolua.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kompania që kontribuoi më së shumti ishte Aktiviteti i “Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë” me të ardhura 260 milionë euro dhe përfundimi final i projektit të gazsjellësit TAP.
Investimet në aktivitetet financiare dhe të sigurimit ndonëse në një vit të vështirë u rritën me 15% duke kapur vlerën e 134 milionë eurove.
Tregtia me shumicë u dyfishua dhe arriti vlerën e 60 milionë eurove.
Industria përpunuese u rrit me 20% .
Investimi në industrinë nxjerrëse ra me 48% ku kompania Bankers Petrolum që operon në fushën e Patozit për nxjerrjen e naftës ndaloi aktivitetin muajt e parë të pandemisë.
Aktiviteti i pasurive të paluajtshme ra me 26% me vlerë e 82 milionë eurove.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.