Gjatë vitit 2020, ndërmarrjet e huaja në Shqipëri përbënin vetëm 2.7% të ndërmarrjeve në total në Shqipëri. 96.4% ishin shqiptare 100% dhe vetëm 1% ishin të huaja dhe shqiptare së bashku. Gjatë këtij viti, pjesa më e madhe e kompanive të huaja dhe të përbëshkëta i përkasin shteteve nga BE, 60.7%, ndjekur nga Ballkani Perëndimor me 8.9% dhe më pas nga SHBA, Emiratet, Azia etj.
Italia vazhdon të jetë shteti europian me më shumë ndërmarrje në vendin tonë, por nga viti 2019 në 2020-n ka pësuar ulje, nga 3.011 ndërmarrje në 1.911. Ulje tregohet dhe për numrin e kompanive greke e gjermane.
Sektori i preferuar për investime të huaja në Shqipëri është ai shërbimeve, që mban 75% të totalit.
Në vitin 2020, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 16.4 % të punësimit gjithsej dhe 22.6 % të shitjeve neto, që kanë rezultuar më rritje nga viti 2019, por kanë ulur atë shqiptar.
Fluksi i parave të futura në Shqipëri nga investimet direkte gjatë 2020-s u ul në 937 mln euro nga 1.071 mln euro në vitin 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.