Nga Gazeta ‘SI’ – Interesi i të huajve për të investuar në Shqipëri është rritur gjatë vitit të shkuar, sipas shifrave zyrtare.
Banka e Shqipërisë raporton se deri në fund të 2025-s, raportohen 1.64 mld euro investime të huaja direkte, me një rritje 3.5% nga viti i shkuar.
Vetëm në tremujorin e fundit, IHD-të u rritën me 427 mln euro.
Tregu imobiliar mbetet interesi kryesor i të huajve në Shqipëri, me 561 mln euro investime në 12 muajt e shkuar. Aktiviteti financiar dhe i sigurimeve po ashtu raporton shifra të larta, për shkak të filialeve të bankave apo siguruesve të huaj në Shqipëri, 291 mln.
Edhe pse qeveria ka shprehur shqetësim për origjinën anonime të investitorëve të huaj në Shqipëri, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se një pjesë shumë e madhe e investimeve, 302 mln euro, vjen nga burime “konfidenciale”.
Përtej kësaj, Holanda, Turqia dhe Italia mbeten tre investitorët kryesorë të Shqipërisë, respektivisht me 202, 181 dhe 187 mln euro IHD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje