Nga Gazeta ‘SI’ – Deri në qershor 2025, të huajt investuan në Shqipëri 759 mln euro.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e dytë të vitit u regjistruan 398 mln euro investime të huaja.
Investimi i preferuar vazhdon të jetë tregu i pronave, ku për periudhën prill-qershor, të huajt kanë blerë 149 mld lekë prona, dyfish më shumë se një vit më parë. Për gjysmën e parë të vitit, IHD-të në pasuri të patundshme arrijnë 253 mln euro.

Tregu financiar dhe i sigurimit, mban vendin e dytë me 72 mln euro investime të huaja, ndonëse me një rënie të lehtë nga periudha paraardhëse.
Italia dhe Turqia janë dy investitorët më të mëdhenj të Shqipërisë, ndonëse investimet e tyre ghjatë kësaj periudhe raportohen më të ulëta se në periudhat paraardhëse. Në gjysmën e parë të vitit, investimet direkte nga Italia dhe Turqia llogariten në 89 mln euro, respektivisht.
Lista vazhdon me Holandën dhe Austrinë, ndërsa një shifër e konsiderueshme e investimeve të huaja direkte, 83 mln euro, nuk zbulohen për arsye konfidencialiteti.
Gjatë periudhës, vërehet një rritje domethënëse e investimeve nga Kosova, nga 25 mln në T1 në 38 mln për T2, si rezultat i blerjes së një rrjeti supermarketesh në Shqipëri, nga investitorë kosovarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



