Gazeta Si – Punëtorët e huaj në Katar janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në zonat që do të presin tifozët për Botërorin që starton më 20 nëntor. Zbulimi vjen nga një investigim i ‘Reuters’, sipas të cilit një dyzinë ndërtesash janë boshatisur dhe mbyllur nga autoritetet vendëse.
Punëtorët, kryesisht aziatikë dhe afrikanë, janë detyruar të kërkojnë një strehë diku tjetër, kurse disa të tjerë kanë sajuar një vend sa për të fjetur jashtë ish-shtëpive të tyre.
E gjitha kjo ndodh më pak se 4 javë nga ndeshja e hapjes së Botërorit mes Katarit dhe Ekuadorit. Vendi organizator ka marrë kritika të forta edhe për kushtet e sigurisë të punëtorëve, si dhe për ligjet shtrënguese sociale. Të mërkurën e kaluar autoritetet u kanë komuniukuar rezidentëve se duhej të largoheshin nga një ndërtesë në Al Mansoura, në Doha, ku strehohehsin 1200 persona.

Sipas dëshmive të banorëve aty pranë, fuksionarët lokalë kanë shkuar rreth orës 22.30, i kanë detyruar të gjithë të dalin dhe kanë mbyllur me çelës dyert e ndërtesës. Disa persona nuk kanë pasur kohë as të marrin rrobat e tyre.
“Nuk kemi asnjë vend ku të shkojmë”, – thotë një punëtor për ‘Reuters’. Bashkë me 10 kolegë të tjerë ai duhet të kalojë një tjetër natë jashtë. Një funksionar i qeverisë së Katarit ka pohuar se dëbimet nuk kanë lidhje me Kupën e Botës, por janë projektuar në linjë me planet për riorganizimin e Dohës.
“Të gjithë janë sistemuar në vende të sigurta”, – ka thënë zyrtari, duke shtuar se largimi është bërë pas paralajmërimit të nevojshëm. Nga FIFA nuk ka pasur asnjë koment.
Punëtorët e huaj përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë prej 3 milionësh të Katarit. Shumë nga ata që kanë humbur shtëpinë janë shoferë, punëtorë të përkohshëm, apo dhe nga ata që kanë një kontratë me kompani të ndryshme dhe banojnë në shtëpi private.
Sipas një punëtori, dëbimet kanë prekur kryesisht personat single.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




