Ngjarje

Intervista/ Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çela është vrarë nga Çopjat!

Nga Gazeta ‘SI’ – Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka dhënë një intervistë ku tregon “të vërtetat” e vëllezërve Dumani.

Fitimi, i sapodalë nga qelia, përballë gazetarit nga Kosova Flamur Vezaj tregon ndër të tjera se i shumëkërkuarai Talo Çela nuk është më gjallë. Ai është vrarë në një restorant në Elbasan, nga vëllezërit Çopja, thotë i vogli nga tre vëllezërit Dumani.

Ata e vranë Talo Çelën duke ngrënë bukë, pasi nuk vrau vëllain tim dhe nga frika se mos fliste nëse kapet nga policia. Eshtë vrarë në Elbasan. E kanë vrarë në restorantin e vellezërve Çopja prapa kokës me tek plumb. Ruheshin që ai të mos fliste se ishte i fundit. Që të humbnin gjurmët e të mos dilnin në skenë. Ata mendonin se vëllai im nuk do flasë. Talon e hoqën nga puna. I dhanë dhuratën e fundit, demek merr hakun e vrite. Ai nuk e mori dhe normalisht e priste fundi”, tha Dumani.

Në intervistë, Fitimi paralajmëron se vëllai i tij nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë me dëshmitë, duke sjellë arrestime të shumta në të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë