Futboll

Intervista e gabuar, Tuhel përjashton Lukakun nga sfida me Liverpulin

Tomas Tuhel nuk i ka pritur mirë fjalët e fundit të Romelu Lukakut, këtë ai e bëri të ditur në konferencë shtypi, ku u shpreh: “Nuk më pëlqejnë ato fjalë dhe nuk na ndihmojnë si skuadër”.

Për sulmuesin belg nuk është mbyllur këtu kjo histori, sepse, siç bën me dije shtypi sportiv anglez, irritimi i trajnerit gjerman ka shkuar deri aty sa ta lërë jashtë ndeshjes së sotme me Liverpulin. Lukaku, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë i grumbulluar për këtë sfidë dhe do të përfundojë në tribunë.

Lukaku dhe trajneri Tuhel. Gazeta Si, 2 janar 2022

Me sa duket, intervista që shkaktoi polemika nuk ishte e autorizuar nga drejtuesit e Çelsit, të cilët u njohën me deklaratat e sulmuesit pasi ajo ishte publikuar. Në atë intervistë belgu u shpreh se do të donte të kthehej tek Interi dhe se do të kishte qëndruar aty, nëse oferta e rinovimit do të ishte më e mirë.

Tuhel tashmë ka vendosur ta ndëshkojë sjelljen e Lukakut për të zbatuar edhe rregullat e brendëshme të skuadrës. Një vendim i guximshëm në fakt, duke parë situatën në kampionat, ku Mançester Siti ka shkuar 11 pikë përpara dhe gara e titullit mbyllet, nëse Çelsi nuk fiton sot. Dhe duhet të fitojë pa Lukakun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë