Gazeta Si – Pas kritikave në rrjetet sociale dhe në shtypin sportiv ndaj klubit dhe trajnerit Nagelsman për shkarkimin e përgatitësit të portierëve Tapaloviç, portieri i bavarezëve dhe Gjermanisë do të gjobitet shumë rëndë.

Ende jashtë skuadre për shkak dëmtimi, Nojer është në qendër të një përplasjeje me Bajernin. Pasi klubi largoi mikun e tij, Toni Tapaloviç, trajner portierësh, Manuel Nojer ka nisur një betejë me klubin e tij, që tashmë ka vendosur të mbajë qëndrim. Bavarezët nuk e kanë pëlqyer aspak sjelljen e portierit dhe tashmë do ta sanksionojnë atë.
Dhe nuk është një gjobë e zakonshme, por 1.6 milionë euro. Një maksi-gjobë për Nojerin, i kritikuar më parë edhe për dëmtimin absurd teksa bënte ski. Bajerni nuk ka replikuar me anë të rrjeteve sociale, por ka kaluar direkt në fakte. ‘Bild’ shkruan se portierit i është vendosur gjoba ekzemplare prej 1.6 milion eurosh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




