Interi është kualifikuar me vështirësi për në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zikaltrit vuajtën ndaj Parmës, sepse u gjendën në disavantazh dhe për përmbysjen 2-1 u deshën shtesat.
Kristjan Asllani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe qëndroi 120 minuta në fushë. Pa Barelën dhe Çalhanoglu, të cilët nuk u grumbulluan nga trajneri Inzagi, mesfushori shqiptar ishte regjisori i Interit, që hasi jo pak vështirësi për të siguruar kualifikimin. Asllani u vlerësua me notën 5 për paraqitjen e bërë në këtë ndeshje.
Parma shënoi e para me Juriç, një eurogol i tij nga distanca. Skuadrës së Inzagit iu desh të vuante shumë për të barazuar më pas. Vetëm 3 minuta para fundit Lautaro Martinez arriti të mposhtte veteranin Bufon. Menjëherë pas golit ishte pikërisht ish-portieri i Juventusit që i mohoi golin Xhekos me një pritje të bukur.
Ndeshja shkoi me shtesë dhe në minutën e 110-të mbrojtësi Açerbi realizoi me kokë golin e fitores për Interin. Ai gjuajti saktë nga jashtë zonës, duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




