Futboll

Interi zyrtarizon Markus Turam, goditja e parë e verës për klubin zikaltër

Gazeta Si – Siguria ishte që nga vizitat mjekësore e deri tek autografët e javës së kaluar, por tashmë është zyrtare. Markus Turam është blerja e parë e Interit për sezonin 2023-2024, përtej blerjes së kartonit të Françesko Açerbit nga Lacio dhe Kristjan Asllanit nga Empoli.

Sulmuesi 25-vjeçar i kombëtares franceze kalon tek Interi me parametra zero nga Borusia Mënshengladbah. Ai ka firmosur me zikaltrit një kontratë 5-vjeçare, deri në 2028-ën.

“Vrapon shpejt Markus Turam: vrapon shpejt prej kohësh për të arritur objektivat dhe kaluar çdo pengesë. Për t’u treguar të gjithëve se vlen më shumë se mbiemri që mban, – shkruhet në njoftimin e Interit, – pa harruar udhëzimet e babait Lilian.

Goli për Turam është gëzimi, e njëjta gjë që i kanë transmetuar Ronaldinjo, Henri dhe Leo Mesi, kur pas stërvitjeve të babait luante me ta”.

Interi ndërkohë ka humbur Azpilikuetën, mbrojtësin spanjoll që ka zgjedhur të shkojë tek Atletiko Madrid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë