Romelu Lukaku gjithnjë e më pranë Interit. Zikaltrit janë të vendosur të tranferojnë sulmuesin belg plotësisht në Milano dhe kanë takuar agjentin e tij, Sebastien Ledure, për të përgatitur edhe ofertën për Chelsean.
Plani i Interit është që ta marrin belgun në huazim me detyrim blerjeje verën e ardhshme, për një total prej 35 milionë eurosh, shifër kjo që do të kënaqte londinezët, duke qenë se Lukaku nuk dëshiron të rikthehet më atje dhe nuk bën pjesë në planet e klubit.
Në fillim të javës pritet që Ausilio të zbarkojë sërish në Londër për t’u dhënë dorën e fundit negociatave dhe për t’u kthyer që andej me kartonin e Romelu Lukakut në xhep.
Ky i fundit pritet që të nisë përgatitjet nën urdhrat e Simone Inzaghit, në mënyrë që të rigjejë sa më shpejt formën e tij më të mirë dhe të mund të japë kontributin në arritjen e objektivave të skuadrës. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje