Futboll

Interi rigjen fitoren në kampionat me Lukaku-Martinez, vetëm 4 minuta për Asllanin

Gazeta Si – Pas disa javësh zhgënjyese në Serinë A, Interi ka rigjetur fitoren dhe ka parakaluar Milanin në renditje, duke shkuar në vend të 5-të, me 54 pikë. Në ‘Castellani’ të Empolit skuadra e Inzagit fitoi 0-3.

Lukaku feston nje nga golat ndaj Empolit. Gazeta Si, 23 prill 2023

Në pjesën e parë zikaltrit nuk bënë asnjë gjuajtje në kuadratin e portës. Në të dytën mendoi ‘Big Rom’ për të zhbllokuar shifrat, duke u kthyer te goli me aksion pas 8 muajsh. Belgu ishte autor i një dopiete, në fund Lautaro Martinez kompletoi fitoren e Interit, që lë pas krizën e kampionatit.

Mbrojtësi i Kombëtares, Adrian Ismajli, ishte titullar me Empolin, kurse Kristjan Asllani u aktivizua tek Interi vetëm në 4 minutat e fundit. Ai zuri vendin e Çalhanoglu, kur gjithçka kishte përfunduar. Ismajli është vlerësuar me notën 5.5 për ndeshjen e sotme, ku e gjithë skuadra e Empolit nuk u ngjit në nivelin e kërkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë