Futboll

Interi ‘ngrin’ Barçën dhe sheh kualifikimin, Asllani ‘ha’ golin e fitores

Gazeta Si – Interi ishte shumë afër fitores së madhe në ‘Camp Nou’, por edhe barazimi 3-3 është mirë për zikaltrit, të cilëve u mjaftojnë 3 pikë të tjera për kualifikimin. Kristjan Asllani ksihte shansin e artë për të shënuar në tempullin katalanas, por gaboi përballë Ter Shtegen.

Ishte një ndeshje dramatike ajo që u luajt në ‘Camp Nou’, me Barcelonën që e mbylli pjesë e parë në avantazh 1-0, me gol të Dembele. Barela barazoi në fillim të së dytës dhe më pas Lautaro Martinez kaloi Interin ne epërsi. Topi i goditur nga argjentinasi goditi dy shtyllat pinglu dhe pastaj përfundoi në rrjetë.

Robert Levandovski barazoi shifrat 8 minuta para fundit të kohës së rregullt. Barcelona u hodh në sulm, në kërkim të golit të fitores, por harroi mbrojtjen dhe u ndëshkua me golin e Gosens. Në shtesë Levandovski barazoi përsëri dhe gjithçka u mbyll 3-3.

Kristjan Asllani pati një shans shumë të mirë për t’i dhënë fitoren Interit, por gjuajtja e tij u ndal nga Ter Shtegen. Mesfushori shqiptar mund të kishte pasuar në atë rast te një nga shokët e skuadrës, që ishte me portën bosh. Ishte një gabim i pafalshëm, që e vendos Asllanin në mes të kritikave.

Skuadra e Inzagit tani sheh 1/8-at, mjafton të mundë Viktoria Plzen për të kaluar më tej. Trajneri i Interit u ndëshkua me karton të kuq në fund.

Champions, sot
A.Madrid-Bryzh 0-0
Napoli-Ajaks 4-2
Barcelona-Inter 3-3
Bajer Leverkusen-Porto 0-3
Plzen-Bajern Mynih 2-4
Rejnxhërs-Liverpul 1-7
Sporting-O.Marsejë 0-2
Totenhem-Eintraht Frankfurt 3-2


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë