Futboll

Interi mes një fondi britanik dhe një fondi arab, Zhang ‘luan’ në dy tavolina

Gazeta Si – Presidenti i Interit është gati të marrë një tjerë hua nga një partner. Priten 400 milionë euro para 20 majit.

Ndryshon një nga aktorët, por fundi i filmit është i njëjtë: Steven Zhang do të mbajë Interin. Do ta bëjë me një financim të ngjashëm me atë që e lejoi të ringrihej 3 vjet më parë, në maj të 2021-shit.

Tani jo me fondin kalifornian ‘Oaktree’, por me një fond tjetër, me të cilin bisedimet kanë avancuar dhe pritet që të konkretizohen para 20 majit. Kushtet e rinovimit me ‘Oaktree’ nuk ishin të përshtatshme për Interin.

Presidenti i Interit aktualisht duket se po luan në dy tavolina të ndryshme për të gjetur kushtet më të mira ekonomike. Ka bsiedime të avancuara me një partner britanik, që është gati t’i garantojë Zhang një financim 3-vjeçar prej rreth 400 milionë eurosh dhe një taksë interesi jo shumë ndryshe nga 12% të ‘Oaktree’. Por është edhe pista arabe.

Zhang ka treguar gjithmonë se dëshiron ta mbajë klubin dhe informacionet e fundit tregojnë këtë drejtim, ku gjithçka është e hapur. Vlerësimi që presidenti ka për klubin është po ai, 1.2 miliardë euro. Nëse dikush e afron këtë shifër, mund të mendohet edhe hipoteza e shitjes, më së shumti ndaj familjeve saudite, se ndaj ndonjë fondi të interesuar.

Sot nuk është ai moment, me Zhang që kërkon ta mbajë Interin me çdo kusht dhe kështu nuk ndryshojnë as direktivat e merkatos së verës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë