Gazeta Si – Në ndeshjen e dytë në Grupin C Interi ka marrë fitoren e parë në Champions. Pas humbjes në shtëpi me Bajernin, skuadra e Inzagit ka mundur sot 0-2 Viktoria Plzen, duke marrë pikët e para në Europë.
klubesh.
Ishte një ndeshje me sens unik, e dominuar nga zikaltrit. Në minutën e 20-të Xheko zhbllokoi rezultatin, pas asistit të Korreas. Çekët mbetën me 10 vetë në gjysmëorëshin e fundit të ndeshjes, pasi Bucha u ndëshkua me karton të kuq.

Me një kundërsulm, në minutën e 70-të Dumfris mbylli ndeshjen me golin e dytë. Në këtë rast ishte Xheko që shërbeu për holandezin.
Ka debutuar në Champions lojtari i Kombëtares, Kristjan Asllani. Në minutën e 84-t ai zurin vendin e Brozoviçit, duke provuar kështu edhe emocionet e nivelit më të lartë të futbollit europian në rang klubesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




