Futboll

Interi kap Juventusin me Lautaro Martinez, Milani lë 2 pikë edhe në Leçe

Gazeta Si – Lautaro Martinez udhëheq Interin. Një gol i tij i ka dhënë skuadrës zikaltër një fitore të rëndësishëm ndaj Veronës në javën e 18-të Serisë A. Me këtë trepikësh Interin barazon Juventusin në kuotën e 37 pikëve, por mban sërish vendin e katërt.

Festa e Lautaro Martinez pas golit. Gazeta Si, 14 janar 2023

Sulmuesi argjentinas shënoi shumë shpejt, që në minutën e 3-të, duke i dhënë Interit qetësinë e nevojshme për ta menaxhuar ndeshjen në vazhdim. Martinez shënoi edhe një gol tjetër në pjesën e dytë, por që u anulua për një faull.

Kristjan Asllani mendohej titullar në këtë ndeshje, por ai e nisi nga stoli dhe u aktivizua në 20-minutëshin e fundit nga trajneri Simone Inzagi. Mesfushori kuqezi i shkoi afër golit me një gjuajtje me të djathtën, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën.

Milani feston golin e Kalabrias. Gazeta Si, 14 janar 2023

Milani nuk mundi të shfrytëzonte si duhet humbjen e Juventusit. Kampionët në fuqi regjistruan një tjetër barazim në Leçe dhe sërish me të njëjta shifra, 2-2. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për skuadrën e Piolit.

Teo Hernandez shkaktoi një autogol vetëm pas 3 minutash lojë. Leçe dyfishoi në pjesën e parë, ndërsa reagimi kuqezi do të vinte në pjesën e dytë me Leaon dhe Kalabrian, që barazuan shifrat. Megjithatë, janë 2 pikë të tjera të lëna, që e mbajnë Milanin 9 pikë larg Napolit dhe gara e titullit sa vjen dhe bëhet më e vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë