Andre Onana është duke kaluar ditët e fundit te Interi, pasi është mëse e mundur të largohet drejt Premier Ligës.
Inter po negocion shitjen e portierit kamerunas me dy gjigantët anglez si Chelsea dhe Manchester United, me Djajtë e Kuq që janë në përparësi.
Neroazzurët synojnë që nga shitja e Onanas të fitojnë 60 milionë euro, teksa portieri ishte bashkuar me ta vitin e kaluar si transferim i lirë.
Në rast se shitja e Onanas ndodh këtë verë, Interi ka gjetur tanimë zëvendësuesin e tij në La Liga.
Portieri i talentuar gjeorgjian i Valencias,Giorgi Mamardashvili është në listën e dëshirave të Interit për portën.

Football Espana ka raportuar se drejtuesit e Interit kanë kontaktuar Valencian dhe tanimë kanë mësuar se skuadra spanjolle e ka vlerësuar Mamardashvillin 25 milionë euro.
Gjithsesi Inter synon që ta ulë shumën e transferimit të gjeorgjianit në 20 milionë.
22-vjeçari ka mbrojtur në 42 ndeshje zyrtare sezonin e fundit, teksa në nëntë prej tyre e ka mbajtur portën të paprekur. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




