Futboll

Interi fiton bindshëm në kampionat, vetëm 20 minuta për Asllanin

Gazeta Si – Ai barazim në ‘Camp Nou’, që thuajse i jep Interit ‘biletën’ e kualifikimit, duket se e ka rilindur skuadrën e Inzagit. Zikaltrit kanë bindur edhe në kampionat, duke mundur me lehtësi 2-0 Salernitanën.

Përsëri protagonistë në fushë ishin sulmuesi Lautaro Martinez dhe mesfushori Nikolo Barela, autorët e dy golave. Skuadra funksionoi shumë mirë dhe jep besim për ngjitjen e shkallëve në klasifikim. Pas 10 ndeshjesh, Interim ban vendin e 7-të me 18 pikë, 6 pikë larg kreut.

Kristjan Asllani, i cili ishte menduar për titullar në ndeshjen e sotme, e nisi sërish nga stoli. Në fund trajneri Inzagi zgjodhi Mkhitarianin të luante nga minuta e parë, duke treguar se nuk ia ka falur gabimin ndaj Barcelonës futbollistit shqiptar.

Asllani qëndroi 20 minuta në fushë dhe bëri lojën e tij të zakonshme, duke u vlerësuar me notën 6, më mirë se Mkhitarian. Në momentin e futjes së Asllanit në fushë, tifozët e Interit e kanë duartrokitur, duke i dhënë kurajë për të kaluar momentin delikat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë