Futboll

Interi certifikon kualifikimin në Champions, Barcelona humb sërish me Bajernin

Gazeta Si – Asnjë surprizë. Inter mundi 4-0 Viktoria Plzen dhe siguroi kualifikimin për në 1/8-at e Ligës së Kampionëve një ndeshje para mbylljes së fazës në grupe. Në ‘San Siro’ zikaltrit vuajtën deri në zhbllokimin e rezultatit nga Mkhitarian, më pas shënuan edhe 3 gola të tjerë.

Dy gola mbajnë firmën e Edin Xhekos, kurse goli i 4-t u shënua nga Lukaku. Belgu kthehej pas dy muajsh në fushë dhe gjeti menjëherë golin. Mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani, luajti në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Fitorja e Interit preu shpresat e Barcelonës për një kualifikim të mundshëm. Katalanasit u mundën në ‘Camp Nou” 0-3 nga Bajerni i Mynihut, që vazhdon serinë e fitoreve, edhe pse i kualifikuar. Për bavarezët shënuan Mane, Çhoupo Moting dhe Pavard. Barcelona shkon kështu në Ligën e Europës.

Liverpuli fitoi 0-3 në fushën e Ajaksit, ndërsa Napoli mundi 3-0 skocezët e Gllasgoi Rejnxhërs.

Champions, ndeshjet e 5-ta në grup
Sot
Bryzh-Porto 0-4
Inter-Plzen 4-0
Ajaks-Liverpul 0-3
Atletiko M.-Bajer L. 2-2
Barcelona-Bajern Mynih 0-3
Eintraht Frankfurt-O.Marsejë 2-1
Napoli-Rejnxhërs 3-0
Totenhem-Sporting 1-1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë