Futboll

Interi blen Kulusevskin me paratë e Gabigol, pastaj në sulm për yllin e Lacios

Ishulli i thesarit është në horizont për Interin, që mund ta arrijë atë vetëm në verë. Megjithatë, është koha për të bërë disa llogari. Duke marrë në konsideratë ata që janë huazuar në skuadra të tjera, bëhen 150 milionë euro, pa llogaritur kursimet nga pagat e tyre. Sigurisht, spikat Mauro Ikardi me 70 milionë eurot që është rënë dakord me PSG-në për blerjen përfundimtare, pastaj janë Gabigol (25 milionë), Perisiç (20), Zhoao Mario (18) dhe Nainggolan (15). Në fakt, vetëm në rastin e sulmuesit brazilian priten zhillime konkrete tani shpejt, duke parë që huazimi te Flamengo përfundon në fund të dhjetorit.

Trendi i Ikardit në Paris është super dhe blerja e tij nga PSG-ja duket shumë afër. E njëjta gjë vlen edhe për Perisiç te Bajerni dhe Zhoao Mario te Lokomotiva e Moskës. Por në rastin e Gabigolit situata është ndryshe. Fitimi i Kupës Libertadores dhe titullit në Brazil e ka bërë Flamengon të vendosë ta blejë sulmuesin. Për momentin Gabigol nuk ka gjetur akordin me ekipin brazilian, që ofron 4 milionë euro, ndërsa lojtari kërkon 6. Tek Interi shpresojnë që në lojë të futet tashmë edhe ndonjë klub i madh europian, në mëyrë që të rritet çmimi të paktën deri në 25 milionë euro.

Dejan Kulusevski, sulmuesi i Parmës. Gazeta Si, 30 nëntor 2009

Marota dhe Auzilio do të flasin me trajnerin Konte pas ndeshjes me Barcelonën në Champions. Strategjia për merkaton e janarit do të varet nga kualifikimi ose jo në fazën e 1/8-ve në Champions. Nëse Interi kalon, Konte do përforcime, por klubi preferon të investojë te lojtarët e së ardhmes. Emri më i lakuar është ai i Dejan Kulusevskit, suedezit të Parmës, në pronësi të Atalantës. Kushton 40 milionë euro dhe pavaraësisht konkurrencës me Juventusin dhe klubet e Premier League, Interi është i favorizuar. Në këtë operacion pjesa më e madhe do të mbulohet nga të ardhurat e shitjes së Gabigolit. Kjo pritet të jetë lëvizja e parë e Interit në merkato.

Sergej Milinkoviç Saviç. Gazeta Si, 30 nëntor 2019

Pastaj, në perspektivë është mesfushori i Lacios, Sergej Milinkoviç Saviç, i cili vlen të paktën 80 milionë euro. Në këtë rast, jemi ende në kuadrin e ideve, sepse për të marrë serbin e Lacios do të jetë shumë e vështirë, jo vetëm për shkak të kostos së lartë. Një pistë më konkrete duket ajo e Emerson Palmierit, i cili nuk e ka rinovuar kontratën me Çelsin, që i skadon në vitin 2022. Trajneri Konte e ka të qartë se i duhet një lojtar fiks për krahun e majtë dhe ai i njeh mirë vlerat e italo-brazilianit, pasi e ka stërvitur në Londër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë