Inter duket se këtë korrik ka ndezur motorët e merkatos. Pas dy zyrtarizimeve të Diego Godin dhe Valantin Laxaro, ziklatërit kan gati afrimin tjetër në këtë merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të Sasuolos dhe kombëtares italiane, Stefano Sensi.
Futbollisti i talentuar është kërkuar me ngulm nga Antonio Konte dhe drejtuesit e Inter është kërkuar me ngulm deri në arritjen e marrëveshjes. Në këto momente ai është duke kryer vizitat mjekësore dhe pritet që shumë shpejt të vihet në dispozicion të trajnerit të ri të zikaltërve.
Për të është gati një kontratë me afat 5-vjeçar dhe një dyfishim të përfitimeve krahasuar me atë që merrte te Sasuolo. Konte ka shumë besim te Sensi dhe e vlerëson shumë dhe besohet që të jetë një nga lojtarët bazë të Interit të ri. Te Sasuolo ai ishte një nga më të mirët, por tashmë mbetet për tu parë se si do ia dalë në një ekip si Interi që në sezonin që vjen do të guxojë që të futet në luftën për titullin kampion.
Pas Politanos, Sensi është lojtari i dytë që Interi merr nga Sasuolo, Ndërkohë në 3-4 ditët e ardhshme Inter pritet të firmosë edhe me mesfushorin tjetër të talentuar që gjithashtu kërkon me cdo kusht nga Konte, Nikolo Barela.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




