Futboll

Interi arrin fitoren e 5-të radhazi, Empoli me 3 shqiptarë në fushë nuk e ndal dot

Gazeta Si – Interi nuk di të ndalet. Skuadra e trajnerit Inzagi ka fituar 0-1 ndaj Empolit në ndeshjen e javës së 5-të të Serisë A. Një ndeshje që u vendos nga një eurogol i Dimarkos. Zikaltrit shkëputen 3 pikë nga Milani dhe 5 pikë nga Juventusi.

‘Lunch match’ i kësaj jave u fitua nga Interi, 0-1 në fushën e Empolit, që drejtohej nga trajneri i ri Andreacoli. Dimarko shënoi një gol spektakolar në minutën e 51-të. Me një të majtë fluturimthi ai mposhti portierin Berisha, që nuk kishte asnjë mundësi reagimi.

Shpendi ne dyluftim me Çalhanoglu gjate ndeshjes. Gazeta Si, 24 shtator 2023

Empoli e nisi ndeshjen me 3 lojtarë shqiptarë në formacion, ku përveç Berishës nga minuta e parë luajtën edhe mbrojtësi Adrian Ismajli dhe sulmuesi Stiven Shpendi. Ismajli u zëvendësua vetëm pak sekonda para se të shënohej goli i Interit.

Portieri Berisha dhe mbrojtësi Ismajli kanë marrë vlerësimin më të lartë për këtë ndeshje, pas Dimarkos të Interit. Që të dy janë vlerësuar me 7.4 për paraqitjen e bërë sot. Në anën tjetër, Kristjan Asllani, mesfushori kuqezi i Interit, nuk mori asnjë minutë sot, por në fund shijoi fitoren e skuadrës së tij dhe kreun e renditjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë