Treg

Interesat negative po fryjnë çmimet e pasurive të paluajtshme

Edhe pse kaosi i shkaktuar nga Brexit ndihmon për të shfryrë flluskën e pasurive të patundshme në Londër duke minuar statusin e qytetit si një kapital financiar, rekordet e ulëta të interesit po i rrisin çmimet në qytete të tjera europiane në nivele të larta e të rrezikshme.

Sipas një raporti më të fundit të analistëve të bankës svicerane UBS, risku më i madh i fluskës në tregun e pasurive të paluajtshme aktualisht ekziston në qytetin gjerman të Mynihut. Edhe Amsterdami nuk mbetet shumë mbrapa, kurse Parisi dhe Frankfurti kanë kaluar në "zonën e rrezikut të flluskave", që do të thotë se çmimet mund të bien papritmas pasi u rritën në mënyrë të qëndrueshme për vite me rradhë. Sipas raportit, Hong Kong dhe Toronto e Vankuver të Kandasë janë gjithashtu në territorin e fluskës.

Tashmë në vitin e tij të pestë, indeksi Global i Fluskës së Pasurive të Paluajtshme UBS analizon çmimet e pronave të ndërtesave të banimit në 24 qytete të mëdha duke ekzaminuar trendet në marrëdhëniet midis çmimeve, të ardhurave, kostove të qirasë, rritjes ekonomike dhe aktivitetit të ndërtimit.

Bumi i çmimeve në Frankfurt

Brexit ka dëmtuar qëndrimin e Londrës si një magnet investimesh dhe i ka bërë qytetet e tjera të mëdha globale relativisht më tërheqëse. Ato po tërheqin kompani dhe profesionistë që janë të shqetësuar për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.
Njëri prej autorëve të raportit, Matthias Holzhey është shprehur se ende normat e ulëta të interesit luajnë një rol të madh në rritjen e vlerësimit të pasurive të paluajtshme në vendet që përdorin euron.

Holzhey, i cili është kreu i investimeve të pasurive të paluajtshme në UBS, në të njëjtën kohë tha se, rritjet e normave, një nxitje tipike e një korrigjimi të tregut të banesave, nuk pritet që të ndodhë së shpejti, rritja e dobët ekonomike në rajon do t'i bënte gjërat "të brishta".

Banka Qendrore Europiane në shtator i zhyti normat e interesit më thellë në territor negativ dhe lajmëroi një paketë të re stimuluese për të nxitur rritjen ekonomike. Por politika monetare stimuluese ka bërë pak për të rritur kreditimin dhe shpenzimet tek biznesete gjithashtu edhe tek konsumatorët. Në vend të kësaj, pronarët e pasurive financiare kanë përfituar, duke marrë shumë hua me kosto shumë të ulëta për të investuar në prona të apluajtshme ose aksione për kthime më të mira.

Me përjashtim të Milanos, qytetet në Europë shfaqën rritjen më të fortë të çmimeve sipas anketës së vitit të kaluar nga UBS.

Raporti gjeti se Mynihu ishte nën rrezikun më të madh të një flluske të mundshme të pasurive të paluajtshme, ndërsa Frankfurti ishte qyteti i vetëm që pa çmimet të rriten me përqindje dyshifrore, të cilat ishin të zakonshme globalisht në vitet e kaluara. Frankfurti ishte "shumë i lirë në krahasim me Londrën dhe qytetet e tjera", tha Holzhey.

Sipas raportit, edhe pse aktiviteti i ndërtimit në Frankfurt pati një record të lartë në 2017-ën, rritja e popullsisë ka tejkaluar ndërtimet e reja, duke çuar në një rritje prej 80% të rritjes së çmimeve reale gjatë dekadës së kaluar.

Në të kundërt, çmimet ranë më shumë se 5% në krahasim me një vit më parë në Sidnei, Vancouver dhe Dubai, të nxitur pjesërisht nga rregulloret, siç janë taksat për blerësit e huaj dhe tarifat e ngarkuara për pronarët që lënë pronat bosh.

UBS gjithashtu pret një rritje në tregun e pasurive të paluajtshme në Europë, tha Holzhey.


Londra është ende e papërballueshme pavarësisht Brexit.

Brexit, i cili krijoi pasiguri në lidhje me të ardhmen e qytetit që do të qëndronte ende në Europë apo jo, kishte peshuar mirë çmimet e pronave në Londër, tha Holzhey.

Në kohën e referendumit në Brexit vetëm tre vjet më parë, Londra ishte qyteti më "i papërballueshëm" i Europës pas një rritjeje 50% të çmimeve midis 2012 dhe 2016, tha ai.
Megjithëse çmimet janë 10% më pak nga kulmi i tyre i vitit 2016, tregu i banesave të qytetit mbetet i mbivlerësuar. "Pavarësisht rënies së çmimeve kohët e fundit, madje edhe një punonjës shumë i aftë duhet të punojë 14 vjet për të blerë një banesë 60m2 afër qendrës së qytetit," zbulon raporti.

Sipas Halifax, pronarët e shtëpive në Londër shpenzojnë pothuajse gjysmën e të ardhurave të tyre të disponueshme në hipotekën e tyre.

Sidoqoftë, UBS nuk përjashton tregun e Londrës, i cili mund të jetë tërheqës për blerësit e huaj.

"Nëse pasiguria e Brexit largohet, kërkesa e huaj do të kthehet," tha Holzhey.

*Burimi: CNN Business


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë