Nga Gazeta Si – E diela rezervon Derbin e 245-të “della Madonnina” në kompeticionet zyrtare: rivaliteti mes Inter-it dhe Milan-it njihet si “Derby della Madonnina”.
Derbi i parë u zhvillua më 18 Tetor 1908, por jo në Itali; ai u luajt në Chiasso të Zvicrës dhe përfundoi me fitoren 2-1 të Milan.
Takimi i parë zyrtar mes dy skuadrave ishte më 10 Janar 1909. Që nga ajo ditë, Inter dhe Milan janë përballur 244 herë në sfida zyrtare, duke luajtur si në Milano, ashtu edhe jashtë saj.
Rasti i parë jashtë vendit ishte Superkupa në Pekin në vitin 2011. Derbi i parë në San Siro u luajt më 19 Shtator 1926, të cilin Inter e fitoi 6-3.
– Derbi me më shumë gola: 6 Nëntor 1949
Në fillim të sezonit 1949/50, Inter fitoi një derbi që mbetet i paharruar. Kjo ndeshje ende mban rekordin e numrit më të madh të golave në përballjet mes dy klubeve.
“Një realitet romanesk në San Siro” ishte titulli i “La Gazzetta dello Sport” pas fitores spektakolare 6-5 të “Nerazzurri”.
Rezultati ishte i pabesueshëm, sidomos duke parë nisjen e fortë të Milan-it, që kryesonte 4-1 pas vetëm 19 minutash.
Ish-interisti Candiana shënoi dy gola brenda 7 minutash, më pas Nyers shkurtoi diferencën, ndërsa Nordahl dhe Liedholm rritën epërsinë. Reagimi i Inter-it ishte i egër.
Amadei, pastaj Nyers dhe sërish Amadei e barazuan rezultatin. Në minutën e 58-të, Benito “Poison” Lorenzi i dha Inter-it epërsinë për herë të parë.
Një minutë më vonë, Annovazzi barazoi. Por ishte sërish Amadei që shënoi golin e 3 personal duke e i dhënë Inter-it fitoren historike.
– Një trainer i përhershëm
Disa vite më vonë, Helenio Herrera drejtoi derbin e tij të parë si trajner i Interit. Ishte 20 nëntor 1960, fiks 65 vjet më parë, dhe ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të Nerazzurri.
Në një takim ku tifozët pushtuan fushën të magjepsur nga yje si Angelillo, Altafini, Rivera apo Corso, ishte kapiteni i ardhshëm i Grande Inter, Armando Picchi, ai që vendosi rezultatin.
Në total, Helenio Herrera është trajneri i Interit me më shumë paraqitje në derbi: 20 në të gjitha kompeticionet.
Arkitekti i “Grande Inter” mban gjithashtu rekordin e fitoreve ndaj Milanit, me tetë të tilla.
– Golashënuesit më të mirë
Ukrainasi Andriy Shevchenko është golashënuesi më i mirë në historinë e Derbi di Milano me 14 gola.
Pas tij vjen ikona e Interit, Giuseppe Meazza, me 13 gola (12 për Inter dhe një për Milan).
Në vendin e tretë, të barabartë, janë dy sulmues të jashtëzakonshëm që ndezën derbin: Istvan Nyers dhe Gunnar Nordahl, me nga 11 gola secili.
Në kohët e fundit, golashënuesi më i mirë është Lautaro Martinez me nëntë gola, katër prej tyre në Serie A, duke lënë pas legjenda si Altobelli, Boninsegna, Lorenzi, Mazzola dhe Diego Milito.

Ndeshjet, rekordet, Legjendat
Tre kapitenë legjendarë mbajnë rekordin e paraqitjeve në derbi: Paolo Maldini (53), Javier Zanetti (45) dhe Giuseppe Bergomi (40).
Goli më i shpejtë në historinë e Derby della Madonnina u shënua nga një ikonë e Interit, Sandro Mazzola, më 24 shkurt 1963, kur shënoi pas vetëm 13 sekondash në një barazim 1-1.
Walter Samuel ka një rekord pothuajse perfekt në derbi. Në vitin 2012, ai shënoi golin e fitores me kokë, duke arritur 10 fitore në 10 ndeshje.
Seria u ndërpre vetëm në derbin e vitit 2014, humbja e vetme e argjentinasit kundër Milanit.
– Heronjtë e një mbrëmjeje dhe debutimet
Mjafton një gol për të hyrë në historinë e derbit. Një goditje e papritur mund ta shndërrojë çdo lojtar në hero.
Njëri prej tyre ishte Giuseppe Minaudo. Më 6 prill 1986, Mario Corso vendosi ta fuste në lojë si zëvendësues. Ai hyri dhe vendosi derbin me golin e tij të parë në Serie A.
Derbi ka qenë gjithashtu skenë prove për shumë lojtarë që më pas u bënë legjenda të Interit. Wesley Sneijder mbërriti në Milano dhe u hodh direkt në “lojën e ndeshjeve”, duke shënuar në debutimin e tij në derbi.
E njëjta gjë i ndodhi Mazzolës, me atë gol pas 13 sekondash më 24 shkurt 1963. Lista prestigjioze e interistëve që kanë shënuar në derbin e tyre të parë është e gjatë.
Ndër golat më të veçantë spikasin: Ronaldo në 97/98, Milito në fitoren 4-0 në 09/10, Pandev në fitoren 2-0 në 09/10, Lautaro në fitoren 3-2 në 18/19 dhe Thuram në fitoren 5-1 në Shtator 2023.
– Inter vs Milan ballë përballë
Inter është përballur me vështirësi në ndeshjet e fundit kundër Milan-it, dhe bilanci i tyre i përgjithshëm kundër skuadrave më të mira të Italisë kohët e fundit lë shumë për të dëshiruar.
“Nerazzurrët” nuk kanë fituar 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet kundër Milan-it, Juventus-it dhe Napol-it.
Kjo që nga fitorja ndaj Milan-it në Prill 2024 (5 barazime, 6 humbje), duke humbur 3 përballjet e fundit 3-0 në Kupën e Italisë, 4-3 në Serie A dhe 3-1 në Serie A.
Milan ka fituar gjithashtu dy derbit e fundit “në transfertë” kundër Inter-it në të gjitha kompeticionet (2-1 në Serie A në Shtator 2024 dhe 3-0 në Kupën e Italisë në Prill 2024), po aq fitore sa në 16 derbit e tyre të mëparshme (2 fitore, 3 barazime, 11 humbje).
Tani ata janë pranë 3 fitoreve radhazi në transfertë kundër Inter-it për herë të parë që nga periudha Tetor 2003 – Prill 2005, e cila përfshinte edhe fitoren 3-0 në tavolinë në ndeshjen e dytë të çerekfinales së UEFA Champions League 2004-05.
Inter: Yann Sommer, Manuel Akanji, Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni, Carlos Augusto, Nicolò Barella, Hakan Çalhanoglu, Petar Sucic, Federico Dimarco, Marcus Thuram, Lautaro Martínez.
Trainer: Cristian Chivu.
Milan: Mike Maignan, Fikayo Tomori, Matteo Gabbia, Strahinja Pavlovic, Alexis Saelemaekers, Youssouf Fofana, Luka Modric, Adrien Rabiot, Pervis Estupiñán, Christian Pulisic, Rafael Leão.
Trainer: Massimiliano Allegri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



